Prindërit kërkojnë djalin e zhdukur prej tre muajsh: Nusja ka dijeni…

0
306

Prindërit e 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj, i cili humbi kontaktet me ta 3 muaj më parë, ende trokasin të dëshpëruar në dyert e Policisë se Fierit për të ditur mbi fatin e të birit. Ata kanë dyshime se bashkëshortja e të birit ka dijeni mbi zhdukjen e mistershme të Nazmiut, i cili për herë të fundit u pa në urën e Semanit.

Ata i kanë kërkuar edhe Prokurorisë të marrë në pyetje nusen e djalit te tyre, por deri më tani hetimet nuk kanë zbardhur asgjë.

I vetmi apel që prindërit kanë, është të gjendet trupi i të birit.

Për Policinë e Fierit 54-vjeçari rezulton i zhdukur, ndërsa nga ana e Prokurorisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ishin disa dëshmitarë që tregonin se 54-vjeçari ishte hedhur nga ura në ujërat e lumit Seman, por trupi i tij nuk është gjetur ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here