PD proteston/ Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra…

0
161

Partia Demokratike ka protestuar sot  në Komisionin e Punës nëpërmjet deputetit Bardh Spahia. Komisioni drejtohej nga deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila ka tentuar ta pengojë Spahian.

Por, demokrati e ka marrë fjalën duke ngritur çështjen e integrimit të Shqipërisë, që po mbahet peng nga kjo qeveri dhe mazhorancë.

“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin.

Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës.

Spiropali, në kushtet kur Spahia nuk e ka ndalur fjalën, ka njoftuar 5 minuta pushim dhe ka dalë nga salla me deputetët e mazhorancës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here