E goditi gruan 39 herë me sëpatë/ Shqiptari përfundon në psikatri pas…

0
276

Ka përfunduar në psikiatri një shqiptar nga Kosova, i cili masakroi për vdekje bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 1 tetorit të vitit të kaluar në Siegburg të Gjermanisë. Siç raportuan në atë kohë mediat gjermane, 37-vjeçari nga Kosova mori një sëpatë dhe nisi të godasë gruan 39 herë me të, në kokë dhe në qafë. Goditjet e dhunshme rezultuan fatale për të renë.

Vendimin që shqiptari të shtrohej në psikiatri u dha nga Gjykatën rajonale e Bonit. Nga hetimet dhe ekspertiza e kryer, rezultoi se 37-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur e kreu krimin, duke vrarë gruan e tij 28-vjeçare. Kjo e fundit kishte vetëm 6 javë që kishte shkuar në Gjermani të jetonte më të. Autori i krimit punonte në një kuzhinë hoteliere, ndërsa ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij (mësuese) donte dikë tjetër.

Pak pas krimit ai pohoi se gruaja e tij e kishte tallur dhe provokuar. Albinfo.ch. shkruan e kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim postraumatik, si refugjat i luftës, ndërsa ishte trajtuar me medikamente 13 vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here