Dy makina “Toyota Yaris”/ Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se….

0
287

3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit. Kjo është shifra zyrtare që jepet nga policia. Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro në një automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë.

Dy mjetet ishin me vetëm një derë. Paratë janë gjetur në bagazhet e mjeteve të futura në 4 thasë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë fallco. Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Makinat Toyota kishe mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona–Bari. Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës. Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here