Durrës/ Përfundon numërimi i parave, shpërthen Manjani: “Me dy Toyota të tilla bëhet Teatri, për bukuri”

0
1298

Ditën e djeshme në portin e Durrësit u sekuestruan 5 milonë euro në një automjete tip “Toyota Yaris”.

Ditën e sotme ka përfunduar edhe rezultait i numërimit të parave ku bëhet me dije se janë rreth 3.5 milon euro, por pritet të dalin organet policore apo doganore në komunikim per mediat.

Menjëherë pas daljes së shifrës zyrtare ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ish ministri ironizon duke u shprehur se me paratë e kapura në Durrës mund të ndërtohet gjysma e Teatrit Kombëtar.

Duke shtuar se derisa ti vijë radha gjysmës tjetër për tu ndërtuar do të jetë kapur ndonjë tjetër makinë me këto shuma parash.

Satusi i plotë:

“Me dy Toyota të tilla bëhet Teatri Kombëtar, për bukuri!

Ska nevojë as për PPP e as për gërr mërr!

Me Toyotën e kapur bëhet gjysma e ndërtimit. Deri sa ti vijë radha gjysmës tjetër, do jetë zënë ndonjë Toyotë tjetër…

E ç’rëndësi ka se të kujt janë ato para?!

Të Teatrit janë!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here