Aurela Gaçe ka bërë operacione plastike? Këngëtarja habit me përgjigjen e saj

0
483

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret shqiptare më të drejtpërdrejta, e cila nuk e ka problem ta shprehi mendimin e saj pavarësisht se çfarë mund të mendojnë të tjerët.

Ditën e djeshme ajo u vu në qendër të kritikave nga fansat e saj, pasi publikoi një foto ku shfaqej me makijazh në plazh. Pavarësisht komenteve të shumta të fansave, të cilët e sulmuan duke i thënë se nuk mund të shkohet në plazh me makijazh, Aurela insistoi duke thënë se do të bënte çfarë t’i donte qejfi.

Mirëpo duket se fansat nuk janë mjaftuar vetëm me këtë kritikë ndaj Aurelës dhe njëra prej fanseve e ka akuzuar se ka bërë ndërhyrje plastike në pamjen e saj.

“Shumë e mbushur dhe e fryrë nga gjilpërat”, i shkruan ndjekësja e saj.

Si gjithmonë reagimi i Aurelës në këtë rast ka qenë i menjëhershëm dhe madje i shoqëruar me nota ironie.

“Bravo e gjete. Na keni çarë kokën. Nuk dini punë tjetër, kur duken rrudhat, u plak dhe kur nuk duken patjetër që ka bërë diçka. Mençuria vet jeni”, i është përgjigjur Aurela ndjekëses së saj në Instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here