Dikur shoqe të ngushta por tani..?Nevina Shtylla flet për miqësinë me Eva Muratin

0
328

Moderatorja simpatike Nevina Shtylla, në një intervistë për “Pop Culture” ka folur pa dorashka e madje duke thënë shumë të vërteta.

Ajo i ka dhënë fund thashethemeve rreth miqësisë apo zënkës me moderatoren tjetër, Eva Murati.

Dy vajzat iu kanë lënë përshtypjen të gjithëve sikur kanë qenë shoqe të ngushta, por që tashmë janë larguar shumë nga njëra-tjetra.

 

Nevina ka thënë se ato nuk kanë qenë asnjëherë shoqe të ngushta, por bashkë i ka lidhur vetëm puna.

“Nuk e di pse është krijuar ideja se ne kemi një marrëdhënie shoqërie të ngushtë. Jemi njohur në xhirimet e një filmi dhe aty kishim rolin e dy shoqeve të ngushta, unë isha protagoniste. Pas filmit rrugët tona u ndanë”, u shpreh ajo.

E pyetur nga moderatorja e “Pop Culture” nëse ka pasur ndonjë zënkë mes tyre për shkak të roleve në film, Nevina u shpreh:“Nuk jemi zënë, thjesht na janë ndarë rrugët. Rolin protagonist unë nuk ja mora askujt, por ma dhanë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here