Tifozi më i zjarrtë i zviceraneve, parashikimi i Presidentit ka rezultuar i vërtetë

0
200

Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga politikanët kryesorë të vendit që ktheu vëmendjen e opinionit sportdashës nga ekipi i Zvicrës, ende pa nisur kampionati botëror.

Në datën 4 maj, kreu i shtetit tregoi skuadrën për të cilën do të bënte tifo duke zbuluar dhe arsyen e veçantë se përse e mbështeste. Gjatë takimit me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, Eric  Leyvraz, i cili ishte 4 maj në Shqipëri, Meta u shpreh se ishte krenar për kontributin e shqiptarëve në Zvicër dhe mezi priste të mbështeste këtë ekip futbolli në botëror. Arsyeja lidhej me faktin se në këtë ekip luajnë pesë shqiptarë që janë dhe shtylla e ekipit zvicerian.

Kënaqësi takimi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin & historitë e suksesit të Shqiptarëve në Gjenevë dhe gjithë Zvicrën. Mezi pres të mbështes Zvicrën në FIFA World Cup”,- shkruante Presidenti në Twitter shumë kohë para se të niste kampionati botëror.

Parashikimi i Presidentit Meta deri tani ka rezultuar i vërtetë. Zvicra jo vetëm po kualifikohet, por po luan ndeshjet me të mira të botërorit, falë kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve.

Presidentit Meta njihet si një tifozë i flaktë i Holandës, por dje, para nisjes së ndeshjes me Serbi-Zvicër, Presidenti tha se “edhe po të ishte Holanda në këtë botëror, sërish do të isha me Zvicrën”.

Presidenti Meta duke festuar golin e Zvicrës

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here