Shpërthejnë ‘ujrat’ në Bashkinë e Tiranës, shkatërrohet arkiva

0
206

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka denoncuar një skandal që po mbahet i fshehtë nga Bashkia e Tiranës.

Sipas tij, nga shirat është përmbytur kati i parë dhe ai i nëndheshëm i Bashkisë duke sjellë dëme në arkivën e institucionit.

Investimi në Sheshin ‘Skënderbej’, që duhej të shërbente për mbledhjen e ujerave të shirave, është propagandë e shëmtuar që ka çuar deri në përmbytjen për herë të parë të vetë bashkisë.

Reagimi i Kreshnik Çollakut ne Facebook:

Bashkinë e Tiranes e ka marrë lumi e llumi..

Shirat e djeshëm dhe tubacionet qe kane shperthyer kane permbytur godinen/katin e pare te Bashkise Tirane.

Burime nga brenda Bashkise na njoftojne se jane demtuar rende sallat dhe dokumentacionet e arkives, gjendjes civile dhe biblioteka.

Korridoret katit te pare jane permbytur e perbaltur krejtesisht.

Ne Bashki mund te futesh vetem me cizme llastiku.

Absurde eshte se stafi i Bashkise po perpiqet ta mbuloje kete skandal. Punonjesit e besuar e militante te Bashkise jane thirrur dhe angazhuar per pastrim.

Asnje tjeter nuk lejohet te hyje ne ambientet e Bashkise Tirane.

Paranoja e ndonje fotoje qe tregon skandalin ka bere te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkise.

Ftoj cdo qytetar ne menyre vullnetare te shkoje te Bashkia Tirane e te kontribuoje te pastroje ujin e balten qe e ka permbytur.

Te shpetohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.

Bashkia e Tiranes, ajo qe merr cmime nderkombetare te porositura…sot eshte mes ujit baltes e fekalve.

Qindra dokumente jane prishur e zyrat kryesore jane bere te paperdorshme.

Perpjekja e kryetarit te Bashkise per ta mbajtur te fshehte kete situate te degraduar eshte qesharake.

Kur te merr lumi perpara nuk ka propogande qe te shpeton.

Bashkine e Tiranes sot e ka permbytur megallomania dhe perpjekja per te krijuar nje Tirane virtuale e fasade.

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here