Policia u bë gardh/ Hapej vetëm kur shfaqeshin njerëz ‘të partisë’ dhe mbyllej për të ‘padëshiruarit’

0
229

Sot në Vlorë kryeministri Edi Rama është pritur me protesta, ndërkohë që deputetja demokrate Nada Meçorapaj publikon disa foto të momenteve kur Policia e Shtetit nuk i lejonte të hynin në dëgjesat e tij.

“Policia u bë gardh sot rreth Pallatit të Sportit në Vlorë. Për të ndaluar qytetarët që nuk pajtohen me qeverinë të protestonin paqësisht. Kordoni policor hapej vetëm kur shfaqeshin njerëz ‘të partisë’ dhe mbyllej për të ‘padëshiruarit’. Kjo është vetëm një shenjë se sa false janë dëgjesat e Kryeministrit dhe se si ato nuk janë dialog me popullin, por monolog, fjalosje me veten dhe vartësit e administratës.”, rrëfen Meçorapaj.

Kryeministri Rama ka nisur një tur dëgjesash në mbarë vendin, duke e quajtur publikisht llogaridhënie, por me sa duket nuk lejohet që në këto dëgjesa të jenë edhe qytetarë që votojnë djathtas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here