Miliarderi konfirmon ndarjen, ja heq trurin Morenës me këtë deklaratë: I lumtur…

0
397

Përpara disa javësh u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur Morena Taraku është në një lidhje me miliarderin iranian, Sasha Sobhani. Ai në postimet e ndryshme në instagram tregoi se është shumë i dashuruar pas modeles shqiptare dhe ajo së fundmi ishte shpërngulur në Turqi për të qenë më afër tij.
Mirëpo ditën e djeshme qarkulloi lajmi se ajo dhe iraniani i kishin dhënë fund lidhjes. Dyshimet nisën nga disa postime që Sasha ka bërë në instagram. Ditën e djeshme ai publikoi një foto në instastory, ku shihej duke djegur një bizhuteri që mbante në dorë dhe pranë saj kishte shtuar: ‘Shko pirdhu’.

Madje pak momente më parë ai e konfirmoi një herë e mirë ndarjen pasi në një postim në instastory tregoi se tashmë është beqar.

“Beqar dhe i lumtur”, shkruan ai në postimin e tij, ndërsa vihet re se dyshja nuk e ndjek më njëri- tjetrin në instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here