E rëndë në Berat, babai mban të lidhur prej 3 ditësh djalin adoleshent

0
246

Fqinjët e shqetësuar kanë njoftuar policinë se një 40-vjeçar i divorcuar mbante të izoluar duke e kërcënuar me jetë djalin 17-vjeçar, të cilin nuk e lejonte të dilte të dilte nga shtëpia prej disa ditësh.

Mësohet se një 40-vjeçar në lagje “30 Vjetori” të Beratit mbante peng djalin e tij 17 vjeçar, nën kërcënim, duke mos e lejuar të dalë, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë.

Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Bëhet e ditur se fëmija ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhune psikologjike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plote te rrethanave të kësaj ngjarje.

Babai është ndaluar nga blutë e Beratit, e po merret në pyetje rreth kësaj ngjarje, njofton Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here