Denoncimi/ Punonjësit e Veneto Bank të pushuar nga Banka Intesa Sanpaolo: S’po na paguajnë shpërblimin e merituar

0
556

Ne redaksine e “standard” ka mberritur nje mail denoncues nga sindikata e Veneto Bank, tashme e bashkuar me Intesa Sanpolo, ku denoncojne mos marrjen e shperblimit. Po ashtu ne denoncim flitet për fshehje te kontrates te shit blerjes. 

DENONCIMI

Punonjesit e Veneto Banka, te cilet jane pushuar nga puna me nje e-mail nga ana e Intesa Sanpaolo Bank me pretekstin e procesit te ristrukturimit te bankave kur behet fjale per bashkim bankash. Ne QKR fshihet kontrata e kesaj marredhenie shit-blerje e diktuar ne Itali nga ana e ish-Qeverise Italiane Gentilioni e cila u ratifikua edhe nga ana e Senatit dhe Parlamentit vitin qe shkoi me firmen perfundimtare te Presidentit Mattarella. Kjo kontrate ne QKR fshihet per te mos treguar detajet e detyrimeve qe Intesa Sanpaolo Bank ne Shqiperi duhet te ndjeke si per punonjesit ashtu edhe per klientet e Veneto Banka qe po blen prej me shume se 13 vitesh.

Po keshtu Banka e Shqiperise ka marre persiper te beje kete transaksion-miratimi kalimi aksionesh pa firmen e CEO te Veneto Banka duke e bere nul funksionimin e QKR se kesaj banke pasi Drejtori i Pergjithshem eshte larguar nga puna ne muajin janar-shkurt 2018 nga ana e Intesa Sanpaolo Bank. Kjo banke ka ofruar si pakete Keshillit te Punemarresve te Veneto Banka si “buona uscita” vetem 1 rroge e gjysem dhe mashtron me faktin se pushimin kolektiv nga puna te punonjesve te Veneto Banka e ka ne kontakt me Ministrine e Punes dhe kete vendim per shkarkimin kolektiv e ben ne perputhje me ligjin. Jane keto arsyet perse sindikata jone po proteston fuqishem se fundmi ne median online si dhe ne rrjetet sociale.

Pse nuk na trajtojne si koleget tane ne Itali kur e dime te gjithe mire se per kete transaksion Intesa Sanpaolo Bank ka marre plot 2.4 miliarde euro nga Qeveria Italiane me rekomandim te Bankes Qendrore Europiane. Nderkohe te gjitha asetet e Veneto Banka ne Itali dhe ne Shqiperi shkojne ne favor te Intesa Sanpaolo Bank perfshire ketu edhe 70 milione euro kapitale te Veneto Banka sh.a., 140 milione euro likujditet sot me 23 Qershor 2018, si dhe 50 milione euro kreditime klientesh ne statusin “in bonis” si dhe te gjitha hipotekat dhe te mirat materiale ne emer te subjektit tregtar Veneto Banka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here