Të gjatat apo të shkurtrat? Ja cilat dobësohen më shpejt…

0

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm sa e lehtë është të shtosh peshë, për shembull mjafton të hani një muaj në fast food-e apo të abuzoni me ëmbëlsirat dhe brumërat në shtëpi dhe do të fitoni menjëherë deri në 10 kilogramë.

Mirëpo për fat të keq është gjithnjë e më e vështirë për t’i humbur këta kilogramë, sidomos nëse vazhdoni të kequshqeheni dhe të mos bëni aktivitet fizik.

Por, krahas këtij të fundit keni menduar ndonjëherë përse nuk arrini kilogramët e tepërt ndonëse vazhdoni të përpiqeni gjithmonë e më shumë? Me siguri ia bëni vetes këtë pyetje shpeshherë, pa ditur që gjatësia juaj është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në rënien nga pesha.

Sipas Craig Primack, president i shoqatës amerikane “Obesity Medicine Association”, femrat me shtat të shkurtër kanë një metabolizëm më të ngadaltë çka u vështirëson atyre dobësimin.

Femrat me gjatësi mesatare (po flasim për një gjatësi prej rreth 1,65 cm) kanë një normë bazë metabolike prej 1,400 kalorish në ditë, ato me shtat të ulët (po flasim për një gjatësi prej rreth 1,50 cm) kanë një normë prej 1,200 kalori në ditë.

Kjo përkthehet në : sa më i shkurtër të jetë trupi aq më pak energji i nevojitet atij, kështu që edhe energjia që konsumohet është gjithashtu e vogël, duke ngadalësuar në këtë mënyrë aktivitetin metabolik. Por çfarë mund të bëni në këtë rast?

Shumë e thjeshtë: të ndiqni një regjim ushqimor të pasur në vlera ushqyese (vitamina, proteina dhe yndyrna të shëndetshme), stërvitje 3 herë në javë duke zgjedhur një aktivitet të përshtatshëm për dobësim dhe të mos bini pre e tundimeve ushqimore si ëmbëlsirat, picat etj.

Lini nje pergjigje