Spahiu: Nuk votova reformën për të goditur profesionistët, as ata që kundërshtojnë ‘Rilindjen’

0
168

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar ne facebook, ku eshte shfaqet skeptik per reformen ne Drejtesi dhe procesin e Vettingut. Spahiu shkruan se nuk votova reformen për të goditur profesionistët, as për të goditur ata që nuk rreshtohen me Rilindjen.

Nuk votova reformën për të goditur profesionistët, as për të goditur ata që nuk rreshtohen me Rilindjen.

Kisha dyshime të forta që kjo do të ndodhte. I shpreha ato dyshime dhe më përjshtuan nga grupi parlamentar kur thash se:

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!”

Vendimet e dyshimta, aspak te besueshme dhe jo në barazi para ligjit të strukturave të Vetting, janë de-reformë e rëndë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here