Rama ‘dhëmb për dhëmb’ me qytetarët: Gruan tënde do ta shpallim heroinë të…

0
478

Në kuadër të llogaridhënies publike, kryeministri Rama ka vijuar me takimet e tij, kësaj here nga qyteti i Himarës.

Qytetarja: “Jam nga Vunoi, kemi një problem për bagëtitë, kemi ngritur një kope dhe po kërkojmë një kullotë që na takon por nuk po na jepet.”

E teksa Rama ka thirrur kryetarin e Bashkisë së Himarës për t’i kthyer përgjigje por bashkëshorti i zonjës ka ndërhyrë shumë i revoltuar duke e detyruar ta lëjë në mes shpjegimin e kryetarit.

Ndërkohë në sfond dëgjohej kryeministri që i kërkonte vazhdimisht qytetarit që të qetësohej, të ulej dhe që të dëgjonte përgjijgen.

Por diçka e tillë nuk ka ndodhur… Më pas kryeministri Rama ka marrë mikrofonin dhe nuk i ka kursyer batutat për rastin.

“Na turpërove Vunoin. Na dëgjojnë të tjerët dhe thojnë shiko si zihen këta. Unë do t’i shoh letrat dhe do të të them. Këtë gruan tënde do ta shpallim heroinë të punës socialiste që duron ty.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here