Qytetarja i sulet Ramës: Na lanë me gisht në gojë, më hoqën nga puna. Ja përgjigjia e kryeministrit

0
642

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Sarandë në kuadër të turit të llogaridhënies, ku mes të tjerave një zonjë i ka shprehur shqetësimet e saj.

Ajo tregoi sesa kishte ardhur në pushtet PD-ja e kishin hequr nga puna, dhe tashmë ajo gjendej rrugëve.

‘’Na lanë me gisht në gojë, më hoqën nga puna kur erdhi PD-ja në pushtet”, ishte shqetësimi i një zonje në Sarandë, e cila u shpreh se ishte e pastrehë dhe fëmijët ja kishin çuar në universitet njerëz të afërm të familjes.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se do ta diskutonte çështjen me kryetaren e Bashkisë, nëse mund të gjendej një zgjidhje për rastin e saj.

‘’Tani ulu se të dëgjova moj xhan, ta marrim me rradhë se duan të flasin dhe të tjerët. Do ta diskuoj me bashkinë se mundësitë me strehimin janë ato që janë. Ne kemi detyruar me ligj kompanitë, meqë na thonë se mbështesim oligarkët, në fakt ata i ka gjetur belaja se 3 % të ndërtimit do të japin për familjet e reja. Për çështjen tuaj do flas konkretisht nëse ka një mundësi për të ndihmuar”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here