Peqin/ Pasi u përplas me murin e lokalit dhe aksidentoi pesë persona, ja çfarë bën shoferi…

0
177

U përplas me murin e lokalit dhe aksidentoi 5 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeç, shoferi përfundon në Prokurori.

Po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Peqin, u referuan materialet Hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. K.H, banues në fshatin Bishqem, Peqin.
Pasi në aksin rrugor Peqin- Elbasan, në fshatin Broshkë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA 567 TU, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali e për pasojë janë dëmtuar shtetasit të cilët ishin pasagjer në këtë mjet:
S.H, 33 vjeç, F. H., 39 vjeç, L.H., 6 vjeç, K.H., 3 vjeç, banues në fshatin Bishqem, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here