Lajme të mira nga euro, rritet me…

0
923

Valuta e eurozonës vijon të fitojë gradualisht terren në tregun vendas të këmbimit valutor, duke fituar çdo ditë nga 0.1 lekë për njësi kundrejt lekut. Ditën e sotme euro ndodhet në nivelin e 125.8 lekëve, ndërsa në shitje euro këmbehet për 126.5 lekë. Krahasuar me nivelin e ditës së hënë, euro e mbyll këtë javë me një rritje minimale prej 0.4 lekësh për njësi.

Në rritje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme është edhe vlera e paundit britanik, i cili ka fituar 0.2 pikë ndaj lekut. Tashmë në kursin e 143.2 lekëve në blerje dhe 144.2 lekëve në shitje, stërlina e mbyll javën në rënie me 0.1 lekë për njësi krahasuar me nivelet e ditës së hënë.

Rënia javore është edhe më e thellë për dollarin amerikan, i cili ndodhet poshtë me 0.6 lekë për njësi, njofton scan.tv. Rënia e dollarit ka ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit dhe lidhet me përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën. Sot dollari ndodhet në nivelin e 107.7 lekëve në blerje dhe 108.5 lekëve në shitje, duke rënë me plot 1.1 lekë për njësi krahasuar me ditën e djeshme.

Në zhvlerësim e mbyllin javën edhe dollari australian me 0.8 lekë për njësi më pak dhe dollari kanadez me 1 lekë për njësi më pak se vlera e ditës së hënë. Ndërkohë, franga zvicerane ka vazhduar fushatën e forcimit kundrejt lekut dhe ndodhet tashmë në nivelin e 109 lekëve, duke u rritur me 0.8 lekë për njësi krahasuar me ditën e hënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here