Kapet me kokainë 20-vjeçari nga Bulqiza, ja ku e kishte fshehur…

0
168

Një 20-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar nga policia pasi u kap me një qese kokainë, të cilën e kishte fshehur në trup.

Në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”, u bë arrestimi i Luan Boça.

Në njfoftimin e policisë thuhet se: “Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë  shtetasit Luan Boça,  në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup  një  qese plastike  brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar  kokainë, i cili do ta shiste në doza”.

Në  cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike  e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram Materialet proceduriale do ti referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve “.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here