“SËMUNDJA E PESTË”, MJEKU NGRE ALARMIN PËR RREZIKUN MË TË RI QË PO QARKULLON NË SHQIPËRI

0
505

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka lajmëruar të gjithë qytetarët dhe kolegët e tij mjekë mbi një sëmundje që po qarkullon në vend.

Infeksionisti Kalo thotë se në Shqipëri po qarkullon përveç fruthit e variçelës edhe një sëmundje tjetër e ngjashme e njohur me termin shkencor “Exanthema infectiosum” ose “Sëmundja e pestë”.

Ai shpjegon se bëhet fjalë për një sëmundje virale me karakter beninj dhe ka publikuar disa foto për të treguar si duket kjo sëmundje.

“RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelën, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikundër edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme. Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtme është më se e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, duhet të kenë njohuri për këtë dukuri të shëndetit tonë publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë. Sëmundja e pestë mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit. Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjekësore është një dukuri e përditshme”, – ka shkruar ai.

Shtatzania dhe sëmundja

Kur një grua shtatzënë merr sëmundjen e pestë, ajo është nën rrezikun e humbjes së fëmijës. Fatmirësisht ky është një rast i rrallë. Pjesa më e madhe e të rriturve kanë qenë të ekspozuar ndaj parvovirusit B19 dhe janë imunë ndaj tij. Megjithatë, nëse fëmija mund të ketë sëmundjen e pestë, është mirë që të qëndrojë larg grave shtatzëna.

 

 

0c620375-63c9-482d-8aa5-65aa3fcff1a3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here