“Rilindja” i vuri kazmën blegtorisë, për herë të parë bie numri i kafshëve

0
326

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po gjallëron më ritmet që duhet përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 u vu re një rënie e numrit të krerëve të bagëtive si në gjedhë dhe në imta. Numri i gjedhëve në vitin 2017 është 475.215 krerë, duke shënuar një rënie me 3,4%, në krahasim me vitin 2016.

Në vitin 2007 u numëruan gjithsej 1.925.511 krerë, ose 2,3% më pak se në vitin 2016. Kategoria kryesore e të leshtave janë delet e qumështit me rreth 73% ndaj totalit të tufës. Numri i dhive ra me 0.3% në krahasim me vitin 2016. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit, me 76,9% ndaj totalit të tufës. Gjithashtu numri i derrave ishte 180.087 krerë, duke shënuar një rënie vjetore me 0,5%, krahasuar me vitin 2016. Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 36,5% dhe Shkodër me 28,2% ndaj totalit të gjithë krerëve.

Prodhimi i qumështit në vitin 2017 është rreth 1,2 milion tonë, duke u rritur me rreth 1%, në krahasim me vitin 2016. Struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2017 është: qumësht lope 85,0%, qumësht dele 7,5% dhe qumësht dhie me 7,5%. Në 2017, prodhimi i qumështit nga lopët është 982.510 tonë, ose 0,8% më shumë krahasuar me 2016. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2017 është 2.849 kg për krerë duke u rritur me 3,7% krahasuar me 2016.

 

Prodhimi i qumështit nga delet, për vitin 2017, ka shënuar rritje me 2,3% krahasuar me vitin 2016. Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 61,3 kg për krerë duke shënuar një rritje me 2,2% krahasuar me vitin 2016. Prodhimi i qumështit nga dhitë në 2017 është 2,2 % më i lartë se një vit më parë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit të dhive në nivel vendi është rreth 122 kg për krerë duke u rritur me 2% krahasuar me vitin 2016. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 161 mijë tonë, duke u rritur me 0,9%, në krahasim me vitin 2016

Fermat blegtorale, që pas krizës së vitit 2008 u panë një zgjidhje e mirë për diversfikimin e investimeve për disa biznese që tradicionalisht ishin të lidhura me aktivitetin e  ndërtimit dhe tregtisë sot po rezultojnë një zhgënjim. Jo vetëm ata, por i gjithë sektori i organizuar në ferma blegtorale ka hyrë në një cikël falimentimi, për shkak të kostove të larta që ka krijuar mungesa e ekonomisë së shkallës nga njëra anë dhe nga informaliteti i lartë nga ana tjetër.

Operatorët pohojnë se nga 16 fermat e mëdha të gjedhit vetëm 4 prej tyre janë më të njëjtët pronarë, teksa të tjerat janë shitur ose kanë falimentuar. Edhe pse investimet në sektor janë shtuar numri i bagëtive sidomos për gjedhin ka pësuar rënie ne krahasim me para një dekade. Nga të dhënat zyrtare të INSTAT shihet se numri i krerëve të gjedhit me 2016 ka rënë me 30% në krahasim me vitin 2001, numri i dhive ka rënë me 8% dhe gjithashtu në rënie të lehtë është edhe numri i deleve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here