Presidenti Meta pritet nga Kryeparlamentari hungarez: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit evropian të vendit

0
113

Presidenti Meta pritet nga Kryeparlamentari hungarez László Kövér, në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér. Duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit. Kryetari Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe e siguroi Presisdentin Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë reserve në aspiratën e saj evropiane. Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here