Pazari/ Edi Rama e shiti detin, në këmbim të…

0
206

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias janë takuar sërish këtë herë në ishullin e Rodosit ku kanë përfunduar marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Duket se deti është shitur nga Edi Rama në këmbim të votës greke për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kështu shkruajnë sot mediat greke.

Ata raportojnë se brenda këtyre ditëve do të ketë një takim privat mes Edi Ramës dhe Aleksis Tsipras për të nënshkruar marrëveshjen mes dy vendeve.

Takimi nuk do të jetë i hapur, por i fshehtë dhe privat, shkruajnë mediat fqinje. Marrëveshja do të nënshkruhet fshehtas dhe do të hapte rrugën për një votë pro të Greqisë në Samitin e 28-29 qershorit.

Marrëveshja do të ishte nënshkruar thonë mediat greke, nëse Presidenti i Shqipërisë të mos kishte kërkuar informacione shtesë.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi përjashton çështjen Çame, përfshin shitjen e detit nga Shqipëria tek Greqia, përfshin heqjen e ligjit të luftës e disa çështje të tjera më të vogla.

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here