Paralajmërimi Vasilit: Sot ndodhi shkatërrimi përfundimtar i parlamentit…

0
196

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, në të njëjtën linjë me Luan Ramën, teksa deklaroi nga brenda sallës së Kuvendit se seanca po pushtohej nga formalizmi, tha se sot u shkatërrua përfundimisht ky institucion.

Vasili paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë qëndrime më të rrepta me zero tolerancë dhe se çdo qëndrim është totalisht i legjitimuar.

“Sot ndodhi shkatërrimi përfundimtar i parlamentit, pikërisht në vigjilje të hapjes së negociatave.

Morën vendimin përfundimtar që të hiqnin të drejtën opozitës të flasë, thënë më ndryshe Balla merr vendimin që grupi i tij të mos ketë diskutime, por s’ka të drejtë t’u ndërpresë fjalën të tjerëve.

Sot shkatërrimi i parlamentit si institucion, i bërë me qëllim nga Edi Rama për negociatat, sepse është e qartë se nuk do të ketë afat por edhe kushte.

Kooperativa e Ruçit, Ballës dhe Ramës sot vendosën të kooperativizojnë Kuvendin!

Sot u shënua si një moment i zi në rekordet e këtij parlamenti!

Çdo qëndrim që ne do të mbajmë sot e tutje për këtë parlament është totalisht i legjitimuar!

Çdo qëndrim do të jetë shumë më i rreptë se kaq dhe me një tolerancë zero nga uzurpatorët!”, tha për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here