Mozzik jep lajmin e hidhur: Do më mungoni, jeni pjesë e jetës… (FOTO)

0
198

Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm e më të dëgjuar nga publiku shqiptar. Këngët e tij janë kthyer në hite e dëgjohen ngado dhe ai është mjaft aktiv në profilin e tij në Instagram.

Mirëpo pak më parë Mozzik i ka trishtuar fansat me një lajm të publikuar në profilin e tij. Ai ka lajmëruar se për një periudhë ka vendosur të shkëputet nga koncertet, për të filluar sërish në janar të vitit tjetër.

“I lajmëroj fillimisht fansat që këtë vit nuk do të jem prezent në koncerte, turne, organizime në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e gjithandej botës. Sigurisht që do më mungoni dhe ju, sepse tani jeni bërë pjesë e jetës time. Kam në plan shumë projekte të cilat do t’jua dëshmoj gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Këngët, videoklipet, bashkëpunimet nuk do të ndalen. Ndërsa koncertet fillojnë nga muaji janar i vitit 2019. Shihemi. Me respekt Mozzik.” – shkroi ai në foton e publikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here