“Ku e ke gishtin?” Fansat kryqëzojnë Marina Vjollcën për “photoshop”-in

0
143

Ndërsa motra e saj ka qenë më e shigjetuara lidhur me përdorimin e “photoshop”-it, ditën e djeshme fansat vunë re që edhe Marina Vjollca është tunduar nga ky program.

Ajo publikoi një foto në “Instagram”, pas disa javësh mungesë dhe dukej e mrekullueshme me fustanin jeshil bust.

Por ndjekësit e saj vunë re një detaj: Marinës i mungonte gishti i madh i dorës së majtë. Kaq mjaftoi që ta akuzonin se kishte përdorur “photoshop”.

“Ta paska marrë photoshop-i gishtin”; “Ku e ke gishtin o Marina?”, “Çfarë u ke bërë gishtave?”, ishin disa prej komenteve.

Me një situatë të tillë, Marina u përballë edhe në janar të këtij viti. Në atë kohë reagoi grimieri i saj, Arbër Bytyqi, përmes një komenti në “Instagram”:

“Gishtin e ka në vend.. Analizoje mirë dhe e vëje re që është në pozicion të tillë që nuk vërehet.. S’jam kaq naiv t’ia zhduk gishtin pa qenë nevoja”.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here