Filmonte klientët në tualetin e lokalit për t’u vetëkënaqur, 21-vjeçarja fundos burrin

0
291

Një nënë e re denoncoi bashkëshortin e saj në polici pasi zbuloi se ai kishte filmuar klientët e lokalit të tyre, gjatë kohës kur përdornin tualetin.

Mollie Clarke, 21 vjeç nga Coleraine kontrolloi telefonin e burrit të saj Richard Cooper, kur po punonte në kuzhinë pasi dyshonte se ai po e mashtronte.

Por në vend të gjente foto apo mesazhe të ndonjë gruaje tjetër ajo zbuloi pamjet ku gratë dhe fëmijët përdornin banjot e lokalit.

Gruaja e cila sapo kishte kaluar kancerin e denoncoi burrin në polici kur kaluan 100 ditë.

Ai më pas pranoi se i kishte regjistruar klientët madje edhe një nga koleget në restorantin e tij, për kënaqësinë e tij seksuale.

Vetëm kur ai u deklarua fajtor në gjykatë, gruaja e tij zbuloi gjithashtu se ai i kishte bërë video edhe asaj duke përdorur tualetin në shtëpi.

Mollie tha:

Tani e kuptoj se njeriu me të cilin mendoja se isha martuar nuk ekzistonte. Nuk e kisha njohur kurrë.Vendosa ta kontrolloja telefonin e tij një ditë kur ai e kishte vënë në karikim. Ai më tha të mos e prekja dhe unë dyshova se po më tradhtonte. Por nuk e di pse kur e hapa shkova drejt e tek videot. Mund të kisha shkuar tek mesazhet por e ndieja se kishte diçka tek videot. Fillimisht pashë një fëmijë që kishte shkuar në tualet dhe e hodha direkt telefonin nga dora. Më vonë kur u qetësova pashë se kishte edhe shumë të tjera. Mu neverit.”
Ndërkohë të gjithë ata që ishin filmuar në video u identifikuan dhe u informuan nga policia për shkeljen e privatësisë së Cooperit, përfshirë edhe gruan e tij. Ndërkohë burri do të gjykohet për veprimin e tij të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here