Debati për Teatrin/ Arben Derhemi dhe Laert Vasili ‘përleshen’ live në emision

0
184

Në “KafeIN” sot ishte i ftuar aktori Laert Vasili për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar shumë debate kohët e fundit, mes qeverisë aktuale dhe aktorëve.

Teksa jepte mendimin e tij pro prishjes se teatrit ndërhyn në telefonate Arben Derhemi duke u përballur me Laertin.

Ai u shpreh se nuk kishte fare pune me atë djalin aty, pra Laertin dhe tha se ai ka të tjera interesa që është pro prishjes së teatrit sepse më parë Laerti, sipas Arbenit, ka qenë kundër. Debati arriti kulmin kur Arbeni shprehet se i vjen turp për këtë situatë dhe me 6 kullat e 40 kate ndërsa teatrit vetëm 40 përqind dhe përparësi i jepet restoranteve dhe kafeve.

Arbeni shprehet gjithashtu se njerëzit që e quajnë teatrin kapanon, janë militante dhe njerëz pa karakter si ai që është në studio, por Laerti i’u kundër përgjigj duke i kujtuar një shfaqje të vitit 2008 me një regjisor grek i cili sipas Laertit donte t’i vinte kazmën gjithë produksionit dhe Derhemi doli kundër të gjithë aktorëve dhe përqafoi regjisorin në fjalë.

Në momentin që aktori Arben Derhemi ka shprehur se të gjitha partitë politike, duke përfshire edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta janë pro mos prishjes se Teatrit Kombëtar, Laert Vasili është revoltuar duke mos denjuar të përgjigjet dhe e quan Arbenin një parazit dhe i rikujton se në 2008 i është qare për një rrogë në Teatrin Kombëtar.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here