Çfarë po ndodh në Kuvend? Ruçi i tensionuar i mbyll fjalën Bashës…

0
164

Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot në Kuvend se qeveria gjermane ka dalë në konkluzionin se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe se këtë rezolutë të saj, mazhoranca qeverisëse në Gjermani do ta shpallë të martën.

Ka qënë pikërisht kjo deklaratë që e ka bërë kreun e Kuvendit Gramoç Ruçin të nxitojë t’i mbyllë mikrofonin kreut të opozitës, Lulzim Bashës në Kuvend dhe të urdhërojë 10 minuta pushim.

Basha theksoi në fjalën e tij se “ky është verdikti gjerman, tashmë jo thjesht e vetëm i Gunte Krishbaumit, as thjesht e vetëm i Johan Fatefulit, as thjesht e vetëm i kristiandemokratëve, por i qeverisë gjermane, i mazhorancës gjermane, konservatorë e socialistë sëbashku se Edi Rama ka gënjyer, se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Në këtë Rezolutë e cila do të bëhet zyrtare javën e ardhshme, të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demostron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi të bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale të blera e të korruptuara nga ai. Kjo është një ngjarje dramatike për Shqipërinë. Populli shqiptar që i meriton si asnjë tjetër hapat drejt integrimit, mbahet peng…”

(Ruçi i mbyll mokrofonin kreu të opozitës)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here