Basha: Ja e ‘ardhmja’ dëshpëruese e Fatmir Xhafës

0
246

Kreu i opozitës Lulzim basha, në fjalën e tij ë Kuvend, ju rikthye edhe njëherë çështjes Xhafa. Basha ritheksoi se Xhafa duhet të largohet një orë e më parë nga qeveria.

Ai tha para deputetëve se nuk ka forcë që mund të ndalë largimin e Xhafës nga Kuvendi.

Fjala e Bashës:

Dua ta them sot qartë dhe shkoqur

Partia Demokratike, opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht, për largimin e Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj do të ikë. Agron Xhafaj është trafikant droge në Itali dhe Shqipëri.

Refugjatët sirianë, nuk e shpëtojnë dot.

Nuk e shpëtojnë dot as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fatmiri kur ishte hetues i Sgurimit të Shtetit dhe detyronte me tërtura të pafajshmit, të pranonin që ishin të fajshëm.

Nuk e shpëton dot as propaganda.

Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama vetëm sa po e fundosin më shumë veten e tyre.

Unë dhe PD po presim me qetësi të shohim se ku do t’i çojë dëshpërimi dhe budallallëku i tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here