Uruguai fiton ndaj Arabisë Saudite (VIDEO)

0

Uruguai është mjaftuar me një gol të Luis Suarez për të marrë 3 pikë të rëndësishme në grupin A, duke siguruar edhe kalimin për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës. Skuadra e Tabarez zhvilloi një ndeshje shumë të dobët. Episodi që vendosi ndeshjen ndodhi në minutën e 23-të, teksa pas një goditje nga këndi, portieri Al Owais ka dalë në një mënyrë të gabuar, duke i dhënë mundësinë Suarezit për ta shtyrë topin në rrjetë. Ai u bë sulmuesi i parë që shënoi në tre Kupa Bote (2010, 2014, 2018), duke u kthyer në një legjendë për kombëtaren e tij.

Arabia Saudite ndërkohë zhvilloi një ndeshje të kënaqshme, teksa jo në pak raste u shfaq rrezikshëm në portën e portierit Muslera. Në minutat e fundit, Cavani humbi një mundësi të mirë shënimi përballë portierit.

Uruguai në sfidën e fundit do të luajë ndaj Rusisë për të përcaktuar ekipin kryesues të grupit, ndërkohë që Arabia Saudite i ka thënë lamtumirë Kupës së Botës së bashku me Egjiptin në grupin A.

Lini nje pergjigje