Spanja fitore të sforcuar përballë Iranit, një gol aksidental të…

0
178

Diego Costa i ka dhënë 3 pikë me shumë vlerë Spanjës në ndeshjen e dytë në grupin B. Dueli i luajtur në “Kazan Arena” ka dhuruar shume emocione, teksa Irani u ka treguar të gjithëve se në këtë Kupë Bote nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë në letër, por në fund u fitua minimalisht 1-0.

Hierro e nisi ndeshjen me vendosjen e zakonshme 4-2-3-1, teksa nga minuta e parë u rikthyer edhe Carvahal. Në 45 minutat e para iberikët vuajtën shumë mungesën e hapësirave, duke mos qenë thuajse asnjëherë të rrezikshëm. Diego Costa ishte tërësisht i izoluar në zonën kundërshtare, ndërkohë që Isco dhe David Silva nuk kanë mundur që të dhurojnë pasimin final për bomberin spanjoll. Irani tentoi në disa raste që të dilte rrezikshëm në kundërsulm, por deri më tani nuk kanë rrezikuar asnjëherë portën e De Geas. Fraksioni i dytë ndërkohë ishte krejtësisht i ndryshëm nga i pari, pasi Spanja u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit, i cili vjen në minutën e 54-t.

Diego Costa ishte me shumë fat pas një nga mbrojtësit i përplasi topin me këmbë, dhe më pas shkoi në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për të në Kupën e Botës, pasi shënoi dopietë ndaj Portugalisë. Kundërpërgjigja e Iranit ishte e menjëhershme, teksa në minutën e 62-të shënuan golin e barazimit. Pas një goditje dënimi në zonën e spanjollëve, Ezatolahi përfiton nga një rrëmujë në zonë, duke mposhtur De Gean, por pozicioni i tij ishte jashtë loje, teksa një gjë e tillë u konfirmua edhe nga “VAR”.

Spanja kundërpërgjigjet menjëherë me Pique, i cii është shumë pranë golit të dytë, por mbrojtësi i Barcelonës, nuk arrijnë që ta çojë topin në rrjetë edhe pse ishte gjysmë metri larg. 8 minuta nga fundi Taremi jep një krosim fantastik për Amiri, i cili është përballë portierit De Gea, por goditja e tij përfundon pak mbi traversë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here