Përdhunohet 19-vjeçarja, ngjarja ka ndodhur…

0
198

Një vajzë shqiptare në Austri është përdhunuar nga një 19-vjeçar afgan, raportojnë këtë të mërkurë mediat austriake.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma në Traiskirchen të Austrisë, ndërsa i akuzuari raportohet se u arrestua këtë të mërkurë në Gjermani.

Vajza shqiptare 20 vjeçe përshkruhet si “zeshkane” në raportimet e mediave lokale, por nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e saj.

Sipas hetuesve, ajo u përdhunua në një zonë të pyllëzuar ku u çua nga abuzuesi i dyshuar, pasi po ecnin te dy bashke.

Ky i fundit, duke e kërcënuar vajzën me vdekje, akuzohet se abuzoi me të seksualisht. Vajza shqiptare, e cila është në Austri si azilkërkuese, u pikas pas aktit të dyshuar kriminal nga kalimtarë dhe u transportua në spital, ku mori mjekim mjekësor.

Vajza 20-vjeçare dhe afgani raportohet se qëndronin në të njëjtin kamp refugjatësh. Pas dëshmisë së vajzës dhe azilkërkuesve të tjerë u bë i mundur identifikimi i 19-vjeçarit dhe ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti. Pas vënies në pranga në Gjermani, pritet ekstradimi në Austri i afganit. Në Austri, ai është dënuar në vitin 2016 për abuzim seksual me të mitur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here