Ngjarja tragjike në Kurbin/ Vrau burrin me 4 plumba, gruaja del para gjykatës

0
164

Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit del sot para gjykatës për masë sigurie.

Do të jetë gjykata e Laçit ajo që do të vendosë për 35 vjeçaren Violeta Donaj.

Mëngjesin e së dielës ajo vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj.

Gjatë kohës që është marrë në pyetje Violeta është shfaqur e penduar për krimin.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.

Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35 vjeçares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here