Kush është ai që do refuzonte një darkë me Cristiano Ronaldon? Si duket ka njerëz…

0
153

 

Ish-shoku i skuadrës, Patrice Evra ka rrëfyer detaje rreth mënyrës së jetesës të yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Gjatë kohës kur kanë qenë të dy tek Manchestet United, Evra ka treguar se Ronaldo e kishte ftuar për darkë në shtëpinë e tij, por që nuk i ka lënë shije aspak të mirë.

Për “ITV Sport”, mbrojtësi francez Evra tha:

Unë këshilloj këdo që ftohet për darkë nga Cristiano, të mos pranojë. Pas një seance stërvitore shkova në shtëpinë e tij. Isha i lodhur dhe doja të haja, por në tavolinë kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Asnjë pije freskuese. Mendova se më vonë do të nxirrte mish, por asgjë. Nisa të mendoja se nuk më kishte ftuar si shok, por sepse kishim ndeshje të nesërmen. Ai është robot, vetëm te stërvitja e ka mendjen.”
Ndërsa pas darkës “së plotë”, Ronaldo e kishte ftuar Evra-në për disa ushtrime me top.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here