Ja metoda japoneze për lehtësimin e stresit në vetëm pesë minuta

0
188

Sipas Yin Shin Iyutsu, një mjek japonez që merret me mjekësi alternative të lashtë, po të aplikosh presion mbi një gisht të caktuar, mund të zgjidhësh dhimbjen e kokës, pagjumësinë ose një bllokim mendor të mundshëm.

Gishti i madh

Shtypja e gishtit të madh mendohet se zgjidh problemet me stomakun ose ndonjë dhimbje tjetër të brendshme. Gjithashtu, ajo redukton ankthin, depresionin dhe mërzinë.

Gishti tregues

Nëse keni ndonjë problem me fshikëzën ose veshkat, shtypni gishtin tregues. Në këtë mënyrë ju gjithashtu do të zvogëloni dhimbjet e barkut dhe probleme të tretjes.

Gishti i mesit

Ke ndonjë problem me mëlçinë ose me nervat? Shtypni fort gishtin e mesëm dhe mbajeni atë për pak kohë. Kjo është një mënyrë e mirë për të hequr qafe stresin dhe pasigurinë. Ju gjithashtu mund të përmirësoni shëndetin tuaj kardiovaskular, problemet menstruale, problemet e shikimit ose dhimbjen e kokës.

Gishti i unazës

Presioni i forcës mbi gishtin e unazës dihmon mushkëritë dhe rrugët e tretjes. Gjithashtu, me këtë metodë do mund të zgjidhni problemet me frymëmarrjen ose stresin.

Gjishti i vogel

Shtypja e gishtit të vogël ndihmon zemrën tuaj, zhdukni nervozizmin, ankthin, panikun, vetminë, dhimbjen e fytit dhe problemet me eshtrat.

Pasi të identifikoni emocionin negativ që po përjetoni, përqendrohuni te gishti që e përfaqëson atë. Pastaj, mbështillni të gjithë gishtat rreth atij që përfaqëson emocionin negativ të rastit konkret, dhe mbajeni në atë pozicion deri sa të ndjeni pulsin. Mbajeni kapjen për rreth 2 minuta. Nëse përjetoni më shumë se një emocion negativ, përsëritni të njëjtën procedurë me gishtat përkatës.

Dhe, nëse doni të qetësoni mendjen tuaj, kjo teknikë është gjithashtu shumë efikase. Duke përdorur gishtin e dorës së kundërt, ushtroni presion të lehtë në qendër të pëllëmbës së dorës tjetër dhe mbajeni për të paktën një minutë.

Kjo teknikë quhet “Jin Shin Iyutsy” dhe madje shkenca ka dhënë dëshmi se funksionon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here