Gomonia në Fier/ Detaje të reja: Synimi ka qenë që të mbushet me…

0
167

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me gomone e gjetur në bregdetin e Darzezës në Fier.

Mjeti lundrues u zbulua mbrëmjen e djeshme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë kufitare së bashku me ata të Guardia di Financa.

Nga të dhënat e para, dyshohet se gomonia me dy motorë të fuqishëm prej 300 kuajsh fuqi ka ardhur nga Italia.

Synimi ka qenë që të mbushet me kanabis shqiptar dhe më pas të kthehej sërish në Itali, ku do të shitej droga.

Tek gomonia nuk është gjetur asnjë njeri, ndërsa kanë nisur kërkimet për të gjetur skafistët që e kanë sjellë mjetin lundrues në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët shqiptarë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here