Çfarë ndodhi në takimin kokë më kokë të Merkel-Macron?

0
146

Presidenti francez Emmanuel Macron i doli në mbrojtje partneres së tij kryesore evropiane, kancelareas gjermane Angel Merkel, e cila është nën presion në rritje në vendin e saj për shkak të bindjeve të kundërta lidhur me imigracionin.

Macron tha se Parisi e Berlini ranë dakord që vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të kthejnë mbrapsht në kufi gjithë azilkërkuesit që më parë kanë qenë të regjistruar në një vend tjetër anëtar, zakonisht në portet e para mesdhetare ku kanë shkuar.

Merkel është nën persion për të nënshkruar sa më shpejt marrëveshje me anëtarët e linjës së parë që përballen me imigrantët, si Italia e Greqia, në të kundërt rrezikon një krizë politike që mund të përmbysë qeverinë e saj.

Pasi lejoi mbi një milion azilkërkues në Gjermani që më 2015, duke ngjallur kundërshtime ksenofobike, Merkel tani po lufton për të ardhmen e saj politike.

Ministri i brendshëm, Horst Seehofer, ndjekës i linjës së ashpër, i dha të hënën ultimatum për të arritur marrëveshjet brenda dy javëve, ndryshe do ta sfidonte duke mbyllur kufijtë gjermanë për migrantët, një lëvizje që do t’i jepte fund koalicionit të tyre.

Macron, i cili ka bërë thirrje për reforma të guximshme të Bashkimit Evropian si përgjigje karshi populistëve, krahut të djathtë dhe forcaveë euroskeptike, tha se Franca e Gjemania duhet të kërkojnë marrëveshje që siguron që të ardhurit e rinj që janë ndërkohë që regjistruar në databazat e BE, “mund të kthehen mbrapsht sa më shpejt të jetë e mundur në vendet ku janë regjistruar”.

Në bisedimet e së martës, ata propozuan edhe një buxhet të përbashkët për eurozonën me 19 anëtarë dhe kthimin e Mekanizmit të Stabilitetit Evropian në një zjarrfikës më të fuqishëm për vendet me probleme serioze borxhesh, një lloj FMN-je evropiane.

Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung e lëvdoi partneritetin duke thënë se “me trazirat kaq të përhapura nëpër BE, Evropa duhet ta konsiderojë veten me fat nëse është në gjendje të gjejë sadopak gjuhën e përbashkët”.

“Në një botë jashtë shinave, Franca e Gjermania duhet të jenë mirënjohëse për lidhjet që ende i mbajnë të bashkuara”.

Macron e Merkel u takuan për të gjetur një gjuhë të përbashkët për problemet kryesore me qëllim që të paraqiten me një qëndrim për to në samitin e 28-29 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here