Qëllohet për vdekje reperi 20 vjeçar

0
204

Reperi amerikan XXXTentacion u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme teksa dilte nga një dyqan motoçikletash.Vrasja e reperit 20 vjeçar shokoi botën e muzikës dhe fansat e tij anë e mbanë botës.

Shumë nga artistët e njohur kanë reaguar përmes postimesh në rrjetet sociale, pas vdekjes së artistit mbrëmjen e djeshme në Florida.

Reperi i njohur Kanye West, ka publikuar një foto të artistit në Twiter ndërsa shkruan: “Asnjëherë nuk jua kam thënë se sa më keni frymëzuar kur ishe këtu”

Futbollisti Daniel Sturridge, i cili ka luajtur për Liverpool dhe Anglinë , tha se ishte një “ditë e trishtuar për muzikë”.

Rapper J Cole përshëndeti “talentin e madh dhe potencialin e pafund” të yllit. “Perëndia e bekoftë familjen, miqtë dhe tifozët e tij”, ka shkruar ai në postimine  tij.

Prodhuesi i dokumentarit Louis Theroux tha: “Pavarësisht nga demonët personalë, ai ishte një talent i madh dhe duke sjellë një ndjenjë të re të bukur në hip hop.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here