Plas sherri në komision/ Lali Eri shoqëron Kumbaron. Godet Vokshi: Rama ju çon kudo si çift ju të dy”,

0
308

“Rama ju çon ju të dyve çift, kudo!” .

Ka nisur me debate të forta mes Albana Vokshit dhe Erion Veliajt, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kryetarja e komisionit Vokshit është habitur nga paraqitja në dëgjesën e Ministres Kumbaro edhe të kryebashkiakut Erion Veliajt, në në kohë kur ai duhej të paraqitej të mërkurën.

“Rama ju çon kudo si çift ju të dy”, tha Vokshi duke i kërkuar Veliajt të dalë nga komisioni.

Por, Veliaj ka nisur një fjalim të  gjatë me zë të lartë duke propaganduar se opozita ishte kundër projekteve të reja në Tiranë siç kishte bërë gjithmonë, edhe për sheshin “Skënderbej”, edhe për Bulevardin e ri po pavarësisht të gjtihave ato ishin bërë.

Veliaj tha se nuk mund të vinte në komision nesër sepse kishte për të marrë një çmim për sheshin Skënderbej, kështu që Vokshi nuk duhej ta nxirte jashtë.

Por Vokshi i ka deklaruar prerë se ishte ajo kryetare e Komisionit dhe se nuk lejonte të tregonte arrogancë aty.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here