“Përleshja” me Veliajn/ Reagon vajza e Azem Hajdarit: Bëmë shfaqje dhe boks politik

0
596

Sherri në komisionin e Medias me kryebashkiakun Veliaj ndau demokratet dhe socialistët në qëndrime pas tij, por brenda se djathtës Rudina Hajdari beri një përjashtim. Deputetja me e re e parlamentit, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari e ka parë si shfaqje përplasjen e kolegeve te saj demokratë me kryebashkiakun Veliaj duke u distancuar nga qëndrimi i grupit parlamentar.

 

 

Përmes një statusi në Twitter pak orë pas mbledhjes ajo shkruan se: “shfaqja e sotme ne Komisionin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzes se teatrit, por u kthye ne një boks politik dhe nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës se Teatrit i shërbeu Erjon Veliajt dhe interesit te tij te ngushte por jo te opozites, artisteve dhe qytetareve”.
35835961_448260018933173_8066789253016715264_n
Në postimin e saj vihet re se Hajdari i ka bere ‘tag’ edhe kryetarit te Bashkisë Tirane. Demokratët e nisën javën me mbledhje të grupit parlamentar, ku porosia e kryetarit ishte për vijimin e përballjes me mazhorancen ne komisionet parlamentare.

Përballja e radhës ishte këtë te martë në Komisionin e Medias kundër prishjes se Teatrit por Rudina Hajdari mesa duket nuk ndan të njëjtin qëndrim për formën e zgjedhur prej disa javësh nga grupi i saj parlamentar për anormalitet ne parlament pas publikimit te video-përgjimit me vëllain e ministrit te Brendshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here