Legjenda gjermane sulmon keq Ozil: Nuk e justifikon ftesën

0
211

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus ka ngritur gishtin e akuzës ndaj Mesut Ozil, për humbjen ndaj Meksikës. Në një koment për “Bild”, Matthaus analizoi lojën e futbollistit që ka një rëndësi të madhe në aspektin organizues të lojës së ekipit të Loë.

“Gjuha e trupit të tij përcjell negativitet. Ai nuk shfaq gëzim në lojën që bën. Unë shpesh kam ndjesinë se në fushë Ozil nuk ndihet rehat në fanellën e Gjermanisë, nuk është i lirë. Madje më duket se nuk ka qejf që të luajë fare.

Nuk luan me zemër, nuk ka gëzim, pasion. Madje, nuk e përjashtoj që ai tërhiqet nga ekipi kombëtar pas Kupës së Botës. Ka një vit a dy, që Ozil nuk ka luajtur në një nivel që justifikon biletën falas të Loë. Nëse gjërat shkojnë mirë, edhe Ozili luan mirë, por nëse diçka shkon keq, performanca e tij lë për të dëshiruar”, deklaroi Matthaus.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here