Soros kërkon rithemelimin e ‘Jugosllavisë ekonomike’. Ja si po përdoret Rama…

0
565

Me një shkrim të botuar në Nju Jork Times, babë e bir, George dhe Aleks Soros kanë kërkuar rithemelimin e ‘Jugosllavisë’, por këtë herë vetëm ekonomikisht.

Sigurisht që në këtë projekt ata kanë futur edhe Shqipërinë, e përfaqësuar aktualisht nga Edi Rama si kryeministër.

Po çfarë shkruajnë dy Soros-at në artikullin e tyre në Nju Jork Times?

Ja shkrimi i plotë i marrë nga NYT

U deshën pothuajse 25 vjet për të arritur një marrëveshje midis qeverive në Athinë e Shkup për emrin e vendit dikur të njohur si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Do të ishte gabim ta shpërfillje këtë si një zhvillim të vogël – sidomos tani, kur uniteti i aleancës transatlantike është në pikën më të ulët që nga Lufta II Botërore dhe uniteti i Bashkimit Evropian përballet me sfida në zgjedhjet e çdo vendi anëtar.

Në fakt, kompromisi historik për riemërimin e vendit Republika e Maqedonisë Veriore, duke zbutur në kështu një rivalitet mbi historinë e kombeve, hap një dritare mundësish për liderët në Evropë dhe SHBA për të sfiduar trendin aktual dhe të nisin t’i japin formë një të ardhmeje të sigurt për Ballkanin, një arritje që do të ndihmonte për të siguruar stabilitet në gjithë Evropën.

Marrëveshja e fituar me mund prapë rrezikon të minohet. Rajoni është i njohur për historinë e tij tragjike. Aty nisi Lufta I Botërore dhe ai është vendi i konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë.

Që nga shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, megjithatë, perspektiva e rajonit ka qenë më e ndritshme teksa vendet kanë lëvizur drejt anëtarësisë në BE dhe NATO. Sllovenia e Kroacia janë në BE tashmë; Mali i Zi e Serbia janë kandidatë; Shqipëria mund t’i ndjekë, ashtu si dhe Maqedonia Veriore, tani që konflikti i emrit është zgjidhur.

Megjithatë, SHBA dhe Evropa nuk janë lojtarët e vetëm në rajon. Rusia e ka bërë të qartë se do të ndërhyjë nëse i kërcënohen interesat, sidomos në raste anëtarësimi në NATO. E ka treguar tashmë, me puçin e dështuar në Malin e Zi. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po bën që prania e tij të ndihet në çdo shtet, ndërsa Kina tashmë është një nga investuesit më të mëdhenj në rajon, me plane ambicioze për ta bërë Ballkanin hyrjen kryesore në Evropë të nismës së saj Një Brez, Një Rrugë.

Për t’iu kundërvënë këtyre prirjeve nevojet një përgjigje e vendosur, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Bashkimi Evropian është lodhur me zgjerimin. Disa nga problemet më të mprehta të tij vijnë nga vende që janë anëtarësuar pas 2004 – konflikti i gjatë për kufirin midis Kroacisë e Sllovenisë; prania e Turqisë në Qipro; dhe, ndoshta më domethënësja, veprimet antidemokratike në Poloni dhe Hungari. Presidenti francez Emmanuel Macron tha muajin e kaluar se nuk mund të ketë anëtarësime të tjera derisa sa BE të reformojë vetveten.

Shumica dërrmuse e popullsisë së rajonit dëshiron lidhje të ngushta me Perëndimin, veçanërisht anëtarësimin në BE. Kjo është e vërtetë edhe në Beogradin relativisht pro-rus. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka qenë në qeverinë e Slobodan Milosheviçit gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, megjithatë e ka përqendruar objektivin në ambiciet e tij për integrimin e Serbisë në Evropë. Ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë farkëtuar një marrëdhënie të fortë që ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Një nismë e guximshme rajonale për të krijuar një bashkim ekonomik ballkanik të modeluar mbi ligjet e Bashkimit Evropian mund të përfitojë nga ambiciet pro-perëndimore të njerëzve. Kjo është përkrahur tashmë nga liderët rajonalë, sidomos nga Vuçiç. Edhe një bashkim informal do të sillte përfitime të prekshme për 18 milionë banorët e rajonit ashtu si dhe për Evropën e SHBA, dhe do të lehtësonte integrimin e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian.

Bashkimi nuk është me detyrim; është zgjedhje. Korrikun e kaluar, vendet e Ballkanit Perëndimor premtuan të intensifikonin bashkëpunimin. Tani duhet të vazhdojnë e të krijojnë një treg të përbashkët. Kjo do të lejonte rajonin të modernizonte tregjet financiare dhe të përmirësonte financat e qeverive të tyre pa zgjidhje politike të diktuara nga Brukseli apo Washingtoni. Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitalit do ta bënte të gjithë rajonin më tërheqës për investime dhe do të fuqizonte transportin e infrastrukturën. Kjo do të krijonte më tepër vende pune dhe do të ndihmonte në frenimin e largimit të papërmbajtur të të rinjve drejt Evropës Perëndimore.

Përmirësimi i ekonomisë dhe qeverisjes së çdo vendi është mënyra më e mirë për të krijuar përkrahje të thellë e të gjerë politike për të hyrë në BE. Kjo do t’i jepte edhe Bashkimit Evropian opsionin për t’i anëtarësuar të gjitha vendet jo një nga një por në bllok  që do të ishte në linjë me ligjet e standardet e BE më tepër se disa nga anëtarët ekzistues. Ky bashkim do të ndihmonte në shmangien e rindezjes së rivaliteteve rajonale. Vendet do të mund të punonin së bashku për zgjidhjen e pengesave kryesore politike të çdo vendi drejt pranimit në BE, përfshirë grindjet territoriale, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Bosnja e Hercegovina, e cila mbetet e ngecur në trashëgiminë e e marrëveshjes së Daytonit, dhe Kosova, kanë rrugë më të gjatë për të bërë.

Sërish, zgjidhja e konfliktit të Maqedonisë me Greqinë paraqet një rast historik. Si Evropa (përfshirë Britaninë) ashtu edhe SHBA duhet të bëhen përkrahës entuziastë të bashkimit ekonomik në Ballkan. Një bashkim i tillë nuk do të ishte rimishërim i Jugosllavisë së dikurshme. Do të ishgte një shoqatë e lirshme vendesh të bashkuara nga tregtia dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, në linjat e Bashkimit Evropian të ditëve të tij të hershme. Prosperiteti në rritje dhe kohezioni midis këtyre shteteve do t’i bëne më pak pré të ndikimit – ekonomik, diplomatik apo ushtarak – të Pekinit, Ankarasë apo Moskës.

Pasojat e mosveprimit do të ishin të tmerrshme. Nëse fuqitë Perëndimore dështojnë në mbajtjen e vendeve të Ballkanit në rrugën e bashkëpunimit lokal dhe në anëtarësimin e mundshëm në BE, këto shtete do të shtyhen e ndoshta përçahen në sferat e influencës së Rusisë, Turqisë e Kinës, duke e ballkanizuar efektivisht edhe një herë Ballkanin.

SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here