Gazetarja gozhdon Veliajn: Lali Eri i kthehet me pronarët e tu dhe…

0
311

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një deklaratë për mediat pasi doli nga Komisioni I Medias, ashtu si kryeministri Rama është përpjekur për të intimiduar gazetarët.

Gazetarja e ‘Fax Neës’ e pyeti kryebashkiakun nëse do të përdorte dhunë ndaj artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe kanë paralajmëruar se do hyjnë në greve nëse qeveria nuk tërhiqet.

Por Veliaj ashtu si Rama nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të drejtpërdrejtë por i përmendi asaj që kishte folur me pronarët.

Replikat mes Erion Veliajt dhe gazetares:

Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?

Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…

Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët…

Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biem dakord, në të kundërt hajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën. (Pak pushim dhe vijon)

Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here