E masakroi burri me sqepar/ “Nuk e di nëse do ta fal”, shpërthejnë komentet për gruan: Ke firmosur vdekjen…

0
192

Antoneta Myrtaj 56 vjeç është gruaja që i mbijetoi mrekullisht sulmit me mjete te forta nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Memaliaj para pak ditësh ku bashkëshorti i saj me të cilin është e martuar prej 35 vitesh nën efektin e alkolit e ka dhunuar barbarisht me sqepar.

Gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën por në gjëndje të rënduar fizike dhe psikologjike.
Pas ngjarjes së rëndë gruaja ka treguar tmerrin që ka përjetuar, duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e burrit te saj Ferik Myrtaj qe e qëllonte me sqepar.  Gruaja 56-vjeçare rrëfen mes lotëve se dhuna ka qenë vazhdimisht e pranishme ne jetën e saj. Ç’është me e keqja 65-vjeçari Ferik Myrtaj nuk është penduar asnjëherë për veprimet e tij dhe Antoneta është në dilemë nëse do të mund ta falë bashkëshortin apo do ta lërë në burg.

Rrëfimi i Antonetës në media ka ndezur rrjetin me komente të shumta të cilët dënojnë veprimin e burrit dhe i kërkojnë gruas të mos e falë.

AlpeNews.al 

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here