Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, vdes këmbësorja

0
152

Një këmbësore humbi jeten, pasi u përplas nga një automjet në supestraden Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth mesnates në afërsi të kryqëzimit të Spitnit, ndërsa viktimë mbeti shtetësja me iniciale P.P 62-vjeçe banuese në Shkodër.

Viktima e cila po lëvizte në anë të rrugës u përplas nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi L.GJ 54-vjeç banues në Pukë.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 62-vjeçares, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Nga të dhënat parapake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë si dhe shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjetit. Ai nuk e ka parë gruan që po lëvizte në anë të rruges, duke sjellë edhe përplasjen fatale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here