Vasili: Turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritare, që shkojnë e qajnë përpara artisteve…

0
168

300 milionë euro koncesione në shendetesi i griu vandalizmi korruptiv, ndërsa për Teatrin s’ka lekë”. Të tillë  paralele  absurdi ka ngritur sot kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, në të dytën ditë radhazi për këtë problem.

“Qindra milionë euro në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv i qeverisë, – shkruan Vasili në Fb. – Konçesione, që shpërdorojnë çdo minutë, euro pa fund, pa shënuar asnjë ndryshim në shëndetësi, përveçse thellojnë përditë batakun korruptiv ku ka hyrë pa kthim qeveria. Miliona pa fund për portale, miliona pa fund për Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund për konçesione në shëndetësi.

Rreth 1 miliard euro me zero impakt.

Për Teatrin para nuk ka.

Po a kanë turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritare e bashkiake, që shkojnë e qajnë e lajnë përpara artisteve, që medemek s’kanë para për Teatrin, në një kohë që rreth 1 miliard eurove u kanë punuar qindin!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here