Suedia fitore minimale me Korenë, gjejnë rrjetën pas 12 vitesh

0
148

Suedia e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës, teksa ka fituar sfidën e parë në grupin F ndaj Kores së Jugut në shifrat 1-0. Trajneri Andersson me siguri që është penduar në 45 minutat e para kur Berg shpërdoroi dy mundësi shumë të mira për shënim, por ekipi i tij ka rrezikuar shumë pak portën e kundërshtarëve.

Në fraksionin e dytë në minutën e 63-të, Claesson rrëzohet brenda zonës, teksa arbitri Aguilar fillimisht vijon lojën, por më pas me ndihmën e “VAR” akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë shkon Granqvist, i cili ka shënuar golin e avantazhit, duke mposhtur portierin Cho. Ky ishte goli i parë për suedezët në Kupën e Botës që nga goli i shënuar nga Henrik Larsson në vitin 2006.

Suedia ngjitet në kuotën e 3 pikëve në grupin F së bashku me Meksikën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here