Spahiu denoncon defiçitet financiare: Shpenzimet qeveritare për konçesionet në shendetësi ishin…

0
114

Deputeti i Levizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me shpenzimet qeveritare për konçesionet në shendetësi. Ai në një shënim në rrjetet sociale shkruan se, “për periudhën 4-mujore defiçiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë”.

Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI:

 

Konçensioni i check-up dhe sterilizimit rëndon skemën e sigurimeve shëndetësore. Kjo sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

3 miliardë lekë janë programuar këtë vit të financohen për konçensionet në shëndetësi nga këto 870 milion për atë të check-up.

Për periudhën 4-mujore defiçiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Lind pyetja:

Ndërkohë që KM nuk ka asnjë shqetësim për emigrimin masiv, nuk ka asnjë shqetësim për rritjen e aborteve si rrezultat i mundësive të kufizuara ekonomike, pra plakje të popullsisë, nuk ka asnjë shqetësim për konçensione që përveç se mbushin xhepa kompanish nuk sjellin asgjë…

Ku po shkojmë…????

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here